Delegati tregon pse kërkon largimin e Abdixhikut: Pas tri humbjeve, e more Vjosën dhe shkove te Albini me bisedu për koalicion, këtë s’ta fali
Delegati i LDK-së, Islam Maliqi, ka treguar publikisht që është prej zyrtarëve që e ka nënshkruar listën për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshme të LDK-së.
Ai ka treguar pse kërkon largimin nga posti i kryetarit të Lumir Abdixhikut.
Në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka shkruar se shkuarja e Abdixhikut me Vjosa Osmanin në takim me Albin Kurtin ka qenë fyese.
“Lumir kur je bë kryetar heren e parë të kom votuar ty. Erdhi dita pas humbjeve tua te tri humbje një humbje na bëni Vjosa dhe shkoni te Albini bisedoni përë kualicion në domë të Antarsisë së LDK kte unë nga themelimi në LDK , kte sta fali se unë kom punuar në LDK pa asë edhr një Lekë dhe pa asë edhe një interes personal , kurr sjom shitë dhe kurr sjom ble , kom dashtë Kosovës ti ndihmoi përmes LDK e ti sje si unë mi dhonë LDK”, ka shkruar Maliqi, i cili është delegat i LDK-së nga komuna e Kamenicës.
