Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i dhuron Kurtit simbolin e Lules së Srebrenicës - NACIONALE

Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i dhuron Kurtit simbolin e Lules së Srebrenicës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina. Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se delegacioni i dhuruan kryeministrit simbolin e Lules së Srebrenicës.

“Delegacioni përfshinte personalitete të shquara si Shemsudin Mehmedovic, deputet në Kuvendin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe artistin e njohur nga Sarajeva, Mensur Kadric, autor i lulës për Srebrenicën, së bashku me përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunitetit boshnjak të Kosovës”.

Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina vizitoi shtetin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, të organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi

“Kjo ngjarje jo vetëm që solli në vëmendje rëndësinë e kujtimit të viktimave por gjithashtu shërbeu si mundësi për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe solidaritetit mes komuniteteve të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i dhuruan kryeministrit simbolin e Lules së Srebrenicës, një nga 8372 sosh të punuara në filigran dhe një flamur kombëtar boshnjak”, thuhet tutje në komunikatë.

Lajme të ngjashme