Del video nga momenti kur gruaja e drejtorit të OceanGate dëgjon ‘live’ shpërthimin e nëndetëses Titan - NACIONALE

Del video nga momenti kur gruaja e drejtorit të OceanGate dëgjon ‘live’ shpërthimin e nëndetëses Titan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një video që po qarkullon nëpër mediat e huaja, tregon momentin kur gruaja e Stockton Rush, drejtorit të OceanGate, dëgjoi drejtpërdrejt shpërthimin e nëndetëses Titan, gjatë udhëtimit në thellësi drejt rrënojave të Titanikut.

Në video, dëgjohet një zhurmë derisa shihet edhe reagimi i gruas dhe personave të tjerë që ndodheshi në ato momente me të.

Të gjithë pesë pasagjerët e nëndetëses vdiqën më 18 qershor 2023, pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta pas fillimit të zhytjes për ta parë për së afërmi anijen e famshme të Titanikut, e cila ishte fundosur në vitin 1912 në thellësi prej 3 mijë e 800 metrash në pjesën veriperëndimore të Oqeanit Atlantik.

Misioni i nxjerrjes së copëzave dhe mbetjeve u udhëhoq nga anija kanadeze “Horizon Arctic”, e cila me vete kishte një automjet të operuar nga largësia, që drejtohej nga kompania “Pelagic Research Services”.

Lajme të ngjashme