Del para Gjykatës i arrestuari tjetër për sulmin në Ibër-Lepenc
Ka dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, i arrestuari tjetër i dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc.
Nacionale ka siguruar pamjet.
“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, tha në njoftim Policia e Kosovës.