Dekretimi i kryeprokurotit Gashi, Selmanaj: Sistemi prokurorial u vu nën ndikimin e Albin Kurtit
Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar emërimin e Kryeprokurprit të Shtetit.
Ai ka bërë me dije se me dekretimin e Zejnullah Gashit në këtë pozitë sistemi prokurorial i nënshtrohet kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se brenda dy dite Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë dëshmuar se synimi i tyre nuk është forcimi i institucioneve të pavarura.
“Vetëm brenda dy ditësh, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje ka dëshmuar edhe një herë se synimi i tyre nuk është forcimi i institucioneve të pavarura, por nënshtrimi i plotë i tyre ndaj pushtetit politik. Brenda 48 orëve: – Sistemi prokurorial u vu nën ndikimin e pushtetit, me dekretimin e Zejnullah Gashit si Kryeprokuror. – Administrata e Kuvendit u vendos nën kontroll, përmes emërimit të Feride Podvoricës si ushtruese e detyrës së Sekretares së Kuvendit. – Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), si kandidatja më e poentuar për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv u rendit Nora Kelmendi, anëtare e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.