Deklarohet PSD pas aksionit të Ministria e Ekonomisë: Premtimet e Kurtit për Trepçën ishin megalomane - NACIONALE

Deklarohet PSD pas aksionit të Ministria e Ekonomisë: Premtimet e Kurtit për Trepçën ishin megalomane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate e Kosovës është deklaruar pas aksionit të mbajtur para Ministrisë së Ekonomisë.

PSD përmes një komunikate kanë thënë se gjuha e komunikimit e qeverisë me mentorët është ajo e kërcënimit, shantazhit dhe e ndëshkimit.

“Punëtori grevon, pushteti ndëshkon! Sot është bërë dita e shtatë prej kur minatorët e Trepçës janë futur në grevë. Nga ajo ditë e deri më sot, e vetmja gjuhë e komunikimit që qeveria ka përdorur ndaj tyre ka qenë ajo e kërcënimit, e shantazhit dhe ndëshkimit.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Nga PSD-ja kanë thënë se para një viti qeveria ka tentuar t’i poshtëroi publikisht punëtorët e sektorit publik, duke i shantazhuar me ndalimin e pagave dhe duke i kërcënuar haptas për humbje të vendit të punës.

Kujtojmë se si pushteti para 1 viti tentoi t'i poshtëronte publikisht punëtorët e sektorit publik. Kujtojmë se si i shpalli të shitur e sabotatorë. Sesi i shantazhoi me ndalim të pagave e kërcënime të hapura për humbje të vendit të punës, skajshmërisht në shkelje me ligjet që zellshëm t’i citojnë për të ndaluar çfarëdolloj kryengritje ndaj këtij pushteti që qartazi është pozicionuar kundër punëtorëve.” – thuhet në komunikatën e tyre.

Nga kjo parti kanë thënë se e njëjta gjë po ndodh edhe sot, dhe sipas tyre premtimet e kryeministrit Albin Kurti për Trepçën ishin megalomane.

E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Kryetarin e sindikatës e pushojnë nga puna pse punëtorët janë futur në grevë. Premtimet e Kurtit për Trepçën ishin megalomane; premtoi rivitalizim, 70 milionë euro investim për dy vite qeverisje dhe përmirësim të kushteve të punës. Tash, gati 3 vite qeverisje më vonë, investimi s’ka ndodhur, rivitalizimi s’është askund e kushtet e punës nuk kanë qenë asnjëherë më keq. Si për ironi, një qeveri që ia mbanë vetes për të majtë, dhe ka proklamuar veten si aleat i sindikatave u bë kundërshtari më i egër i tyre. Është më se e qartë që mendësia të cilën e përfaqëson Kurti është ajo e shantazhit për më tepër kontroll. Por nga kjo histori e fundit mësuam edhe se e vetmja strukturë e organizuar që nuk e ka nën kontroll ky pushtet janë sindikatat. Prandaj kjo është luftë frontale e hapur. Nuk ka ligj a nen që e ndal këtë qeveri, pos organizimit sindikal.” – thuhet në përfundim të komunikatës.

Lajme të ngjashme