Deklarohet Muriqi: Jam shumë krenar, por po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shteti - NACIONALE

Deklarohet Muriqi: Jam shumë krenar, por po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shteti

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u shpreh i zhgënjyer pas humbjes ndaj Turqisë, por njëkohësisht mbeti optimist për të ardhmen e ekipit.

Muriqi u shpreh krenar për bashkëlojtarët dhe për veten, duke shtuar se fati nuk ishte në anën e tyre.

“Nuk e di, është shumë e vështirë, kemi luftuar prej ditës së parë. Më kujtohet humbja kundër Zvicrës kur menduam se nuk ka kthim por ia nisëm me fitore erdhëm deri këtu. Thash edhe brenda se jam shumë krenar me futbollistët, jam shumë krenar me veten, fati nuk e deshti. Unë nuk e di a jam më, por lojtarët e rinjë kanë shumë potencial dhe futbollistët e ri kanë karrierën përpara. Jemi munduar dhe kemi pasur shumë raste, nuk po e di dhe nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shteti”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme