Deklarohet Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Shqyrtuam opsionet për përparimin në dialog - NACIONALE

Deklarohet Lajçak pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Shqyrtuam opsionet për përparimin në dialog

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një deklaratë të shkurtër lidhur me takimet e sotme në Prishtinë dhe Beograd me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.

Së bashku me këshilltarët e zgjedhur nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, Lajcak fillimisht qëndroi në Prishtinë para se të udhëtonte për në Beograd në orët e vona të pasdites.

Në njoftimin e tij në Twitter, Lajçak tha se takimet u karakterizuan nga diskutimet të thella për të zbuluar mënyra për të çuar përpara diskursin e dialogut mes palëve.

“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të presidentit francez dhe kanelarit gjerman, pata diskutime të rëndësishme të thella me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për të shqyrtuar opsionet për përparimin në Dialog. Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim" - shkroi Lajçak në Twitter.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme