Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn - NACIONALE

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Musli Rexhepi, i cili akuzohet se tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është deklaruar i pafajshëm në seancën dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Prokurori Igrishta, propozoj që të caktohet masa e paraburgimit ndaj Musli Rexhepit, pasi që i njëjti mund të përsëris veprën e tentuar.

“Konsiderojmë se është plotësuar ky kusht ligjor duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, si dhe peshën e kësaj vepre penale, e po ashtu faktin ku dihet se tani i akuzuari pasi kishte shkuar në shkollën e lartecekur dhe ishte futur në ambientet ku po mbahej greva seriozisht e ka kanosur të dëmtuarin dhe të njëjtin ka tentuar që ta sulmojë, por se është ndalur nga të pranishmit”, tha prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Deklarimin e të akuzuarit e mbështeti edhe mbrojtësi i tij, avokati Tomë Gashi.

Lajmin për ngritjen e aktakuzës se ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Mund të ju konfirmojë se është ngritur aktakuzë e drejtpërdrejtë me propozimin për kërkesë të paraburgimit”, ka i tha gazetës Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se Rexhepi ngarkohet me veprën “cenimi i të drejtës në grevë” sipas nenit 221 të Kodit Penal.

Ndryshe dje, Policia e Kosovës kishte njoftuar se Musli Rexhepi i cili ka tentuar ta sulmoi fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme