Deklarata e Kuvendit “gjithëserb”, Tahiri: Vërtetim i mendësisë millosheviqiane
Deklarata e miratuar dje nga i ashtuquajturi “Kuvendi gjithëserb”, sipas Shefit Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, “vërteton mendësinë millosheviqiane”.
“Deklarata e të ashtuquajturit ‘Kuvendi gjithëserb’ ku përmendet që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, vërtetojnë mendësinë millosheviqiane, e cila rezultoi me disa lufta në Ballkan, gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Deklarata të tilla bie ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor dhe me Marrëveshjen e Dejtonit”, ka shkruar Tahiri në një reagim në Facebook.