Deklarata e çuditshme e Kurtit: Shpatullat e forta bartin më shumë peshë se shpatullat e dobëta - NACIONALE

Deklarata e çuditshme e Kurtit: Shpatullat e forta bartin më shumë peshë se shpatullat e dobëta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur dje një fjalim të gjatë para aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke folur për shumë çështje.

Gjersa fliste për shtetin e mirëqenies, Kurti ka pasur edhe momente interesante.

Ai tha se “shpatullat e fuqishme” duhet të bartin më shumë peshë sesa shpatullat e dobëta. Pra, një interpretim krejtësisht truist, e që nuk ka nevojë të potencohet. Për më shumë, mënyra e përdorjes ishte e panevojshme.

“Përderisa kujdesi shëndetësor dhe arsimimi varen kaq shumë nga të ardhurat dhe klasa shoqërore nuk mund të bëhet fjalë as për drejtësi e as për mundësi të barabarta. Shpatullat e fuqishme duhet të bartin më shumë peshë sesa shpatullat e dobëta. Mirëpo, paraprakisht, e gjithë ekonomia dhe shoqëria duhet të futet brenda ligjit e të formalizohet.”, theksoi Kurti.

Lajme të ngjashme