Dekani i Juridikut e dërgon Enver Hasanin në Këshill të Etikës
Avni Puka, dekani i Fakultetit Juridik, siç transmeton Koha, e ka dërguar Enver Hasanin, ish-rektor i UP-së dhe profesor në Juridik. Puka e ka denoncuar Hasanin për shkelje të rënda të Kodit të Etikës së UP.
Në raportim theksohet se Puka e ka denoncuar Hasanin, duke e akuzuar se nuk ka mbajtur asnjë ligjeratë gjatë vitit akademik 2023/2024.
Tutje, Puka ka pretenduar se përmes kësaj Hasani ka përfituar 15 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.