Dejona Mihali kritikon Abdixhikun e Hotin: Nobelistë të ekonomisë së sekserëve
Dejona Mihali, koordinatore te Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar dy figura të rëndësishme të LDK-së.
Në fakt, ajo ka komentuar deklaratat e Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, dhe Avdullah Hotit, deputet i LDK-së, të cilët reaguan pas fitores së djeshme të LDK-së në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo i ka quajtur Abdixhikun e Hotin “nobelistë të ekonomisë së sekserëve”.