Dejona Mihali edhe me "GUXO", Avdyli i thur lavde: E dashur, e kulturuar, një patriote, eksperte e formësuar - NACIONALE

Dejona Mihali edhe me "GUXO", Avdyli i thur lavde: E dashur, e kulturuar, një patriote, eksperte e formësuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një nga emrat më të komentuar kohëve të fundit por edhe në vazhdimësi, është emri i Koordinatores për Komitetet të Vetëvendosjes (VV), Dejona Mihali.

Përveç pushtetit të paparë brenda Vetëvendosjes e grupit parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ajo duket se pushtet ka edhe më shumë se kaq.

Tashmë Dejona Mihali duket se e ka “kapur” edhe anëtarë të partisë “GUXO” të themeluar nga presidentja Vjosa Osmani, e që aktualisht ka dy kryetar, kryediplomaten Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Është deputeti i GUXO, Haxhi Avdyli, i cili ka publikuar një fotografi me Mihalin e VV-së.

Ata shihen të buzëqeshur, teksa deputeti Avdyli pak ka ironizuar e shumë ka thur lavde për Mihalin.

Vendosa me u anku në grup parlamentar për Dejonën. Që për 3 vite deputet asnjë fjalim nuk ma shkroi, asnjë sugjerim, e asnjë thirrje sma bëri për qëndrimet e mia.

Jashtë sarkazmës, Dejona është një person e dashur, e kulturuar, një patriote, eksperte e formësuar, që të dëgjon me vëmendje dhe pranon sugjerimet tona.

Ndërkohë, ditë më parë, dolën mesazhet ku Dejona Mihali ia shkruante statuset për Facebook deputetes Adriana Matoshise si të sulmojë një analist.

Lajme të ngjashme