Dehari e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: Po refuzoni një të drejtë që e garanton Aktgjykimi - NACIONALE

Dehari e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: Po refuzoni një të drejtë që e garanton Aktgjykimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dha një interpretim lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse votimi në seancën konstituive duhet të jetë i hapur apo i fshehtë, dhe se mocionet procedurale nuk vlejnë për këtë seancë.

Në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, Dehari tha se ndalimi i votimit të fshehtë nuk është në përputhje me të drejtat e deputetëve dhe se refuzimi i votës për komisionin e votimit të fshehtë nënkupton refuzimin e një të drejte të garantuar nga Gjykata Kushtetuese.

Postimi:

AKTGJYKIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT

Pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra e votimit në seancën konstituive duhet të jetë e hapur apo e fshehtë dhe se gjithashtu për seancën konstituive nuk vlejnë mocionet procedurale.

Neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.

Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.

Lidhur me propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Kuvendit, ka pasur 6 votime të hapura të pasuksesshme. Si kryesues i seancës konstituive në frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kam propozuar votimin e fshehtë me qëllim të konstituimit të Kuvendit.

Vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit. Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër.

Refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin është refuzim për të realizuar votimin e fshehtë, pra refuzim për realizimin e një të drejte, që e garanton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme