Dega e PDK-së e nominon sërish Ferit Idrizin për kryetar të Vushtrrisë - NACIONALE

Dega e PDK-së e nominon sërish Ferit Idrizin për kryetar të Vushtrrisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është nominuar sërish nga dega e PDK-së për kryetar të komunës.

Lajmin e ka bërë të ditur Idrizi në rrjete sociale.

“Sot pas katër viteve pune, Dega e PDK-së në Vushtrri më ka dhënë sërish besimin duke nominuar kandidaturën time edhe për një mandat tjetër si kryetar Komune. Vendimi unanim i strukturave të degës, me mbështetjen e kryetarit z. Kurtan Kajtazi, është për mua nder dhe përgjegjësi e madhe”- ka pohuar ai.

“Por unë kam qenë gjithmonë pranë jush, në çdo lagje e fshat, në takime e vizita, me zyrën time të hapur dhe me telefonin gjithmonë në dispozicion. E di mirë me çfarë përballeni çdo ditë. Kam qenë pranë jush, i kam dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat tuaja dhe pikërisht për këtë besoj se kemi ende punë për të bërë, bashkë” ka shkruar Idrizi në Facebook.

Zgjedhjet Komunale në Kosovë do të mbahen më 12.10.2025.

Lajme të ngjashme