Dega e LDK-së në Gjilan i shpall zgjedhjet e brendshme
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se kanë shpallur zgjedhjet e brendshme gjatë ë qershorit.
Haziri përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të regjistruar që të marrin pjesë në këtë proces.
Ai tutje i ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qendror për kontributin e çmuar që e kanë dhënë në këtë mandat me veprimtari ditore.
Postimi i plotë:
Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, respektivisht vendimit të kryetarit Abdixhiku për të organizuar zgjedhjet e brendshme të të gjitha strukturave, Dega e LDK-së ka shpallur zgjedhjet gjatë qershorit për komunën e Gjilanit.
Ftoj të gjithë anëtarët e regjistruar, pa dallim, dhe ata që ende nuk janë regjistruar, që të marrin pjesë në këtë proces, përfshirë veprimtarë, aktivistë dhe grup mosha të reja që përfaqësojnë komunitet e interesa të caktuara për zhvillimin e qytetit tone, në kuadër të politikave të LDK-së.
I falënderoj të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë përfaqësues në nivel lokal e qendror për kontributin e çmuar që e kanë dhënë në këtë mandat me veprimtari ditore.
I ftoj të gjithë ata që shprehin interesim për të marrë pjesë në zgjedhje, por që nuk e kanë shfrytëzuar platformën për regjistrim, ta bëjnë këtë deri më 31 maj. Urime e suksese të gjithëve!
