Deda: Presidentja mund t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Analisti politik, Ilir Deda ka folur në lidhje me bllokadën institucionale në vend.
Në lidhje me këtë, ai tha se presidentja Vjosa Osmani mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.
“Mendoj që ka mjaft hapësirë, si garantuese e funksionimit të institucioneve demokratike, që është rol i presidentit të Kosovës, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për sqarime shtesë, të cilat Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë”, u shpreh Deda në Rubikon