Deda: PDK, LDK e LVV i rikandidojnë njerëzit që kanë manipulu me vota me 28 dhjetor
Analisti Ilir Deda ka kritikuar partitë politike që kanë kandiduar për deputetë njerëz emrat e të cilëve janë përmendur për manipulim të votave në zgjedhjet e kaluara.
Ai ka bërë me dije se PDK, LDK dhe LVV është dashur të distancohen nga këta njerëz.
Në profilin e tij në Facebook, Deda ka shkruar se këto parti nuk duhet të flasin për shtetin ligjor.
“PDK, LDK e LVV i rikandidojnë njerëzit që kanë manipulu me vota me 28 dhjetor. Aman mos flisni për shtet ligjor e drejtësi kur të kundërtën po e bëni ju vetë. Po s'keni faj ju, po ky milet që ju përcjellë e do me ja nxjerrë sytë njëri tjetrit për juve”, ka shkruar ai.