Deda: Partitë të veprojnë ndaj hajnave të tyre - NACIONALE

Deda: Partitë të veprojnë ndaj hajnave të tyre

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Ilir Deda ka deklaruar se partitë politike në Kosovë duhet të ndërmarrin veprime konkrete ndaj individëve brenda radhëve të tyre që dyshohen për vjedhje votash, duke theksuar se pa ndëshkimin e këtyre dukurive nuk mund të ketë shtet ligjor dhe funksional.

Ai theksoi se qytetarët po e shohin drejtpërdrejt procesin dhe janë të vetëdijshëm se kujt po i shtohen votat, duke e cilësuar situatën si një test për partitë politike nëse janë realisht të përkushtuara ndaj drejtësisë.

“Çdo qytetar ‘live’ e sheh se kujt po i shtohen votat e kush po ia shton vetës votat. Edhe në vitin 2007 ka pasur vjedhje, edhe në 2010 ka pasur, dhe askujt nuk ia ka ndier,” tha Deda në Klan Kosova.

Sipas tij, mosndëshkimi i këtyre praktikave ka çuar, ndër vite, në degradimin e partive politike dhe në diskreditimin e bazës së tyre.

“16 vjet më vonë, e shohim kalbjen e tërë partive politike dhe diskreditimin e bazës së tyre. Kjo është një mundësi për të gjitha partitë që të na bindin neve si qytetarë nëse e kanë përnjëmend drejtësinë dhe shtetin ligjor,” u shpreh ai.

Lajme të ngjashme