Deda: Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve, qeveria po u bën presion të hatashëm
Të dielën do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 prej komunave që nuk arritën të fitohen më 12 tetor.
Ilir Deda, në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se Mitrovica është test i dinjitetit të njerëzve.
“U bën presion njerëzve në Mitrovicë pa kurrfarë ndjeshmërie nëpër çka ka kaluar ai vend në 25-26 vjetët e fundit. E kërcënon indirekt Mitrovicën duke i thënë se s’ju jap para nëse s’fiton kandidati im. Mbrëmë e pamë në Prishtinë që tha se nëse votohet një qeverisje e përgjegjshme, 1.5 miliard euro janë investime në katër vjetët e ardhshme në Prishtinë. Kjo indirekt është edhe për komunat tjera”, deklaroi ai.