Deda lëvdon Osmanin për politikë të jashtme si “e vetmja adresë që ka sjellë rezultate”
Opinionisti Ilir Deda reaguar ndaj fushatës denigruese ndaj Vjosa Osmanit dhe përshkrimeve për një komplot “puçi” ndaj Albin Kurtit të Vetëvendosjes.
Deda tha se për Osmanin në raport të politikës së brendshme mund të mos pajtohemi, por në atë të jashtme “ka qenë e vetmja adresë.”
Postimi i Dedës:
Politika e linçimit, përçarjes dhe konspiracioneve e gërryen të tashmen dhe po e vjedh të ardhmen e këtij vendi. A me të vërtetë besoni që gruaja në krye të shtetit ka dashtë të bëjë puç?
A jeni normal?
Me presideten Vjosa Osmani mund të ketë mospajtime çdo njeri për mënyrën si e ka vepruar në politikën e brendshme. Por, në politikë të jashtme ajo ka qenë e vetmja adresë që ka sjellë rezultate për Kosovën, dhe ka qenë garanca e marrëdhënieve të Kosovës me botë.
Gjenerimi i krizave dhe përcjellja me këto lloj fushatash të rreme e linçuese duhet të bëjnë çdo njeri të pyes vetën në çfarë ambienti po jetojmë dhe sa gjatë do të tolerojmë këtë.
Kosovës ama bash hiç nuk ju ka dashtë kjo krizë, të cilën nuk e shkaktoi askush jashtë Kosovës, as partitë në opozitë, e as ndonjë armik i shpikur, por dëshira për pushtet absolut. E pushteti absolut i një partie s'ka lidhje me demokraci, liri e zhvillim.