Deda: LDK ta nominojë një figurë jopartiake për president, ta testojë VV-në
Analisti politik Ilir Deda ka komentuar bisedimet në mes të VV-së dhe LDK-së për koalicion qeverisës.
Ai ka propozuar që LDK-ja duhet ta testojë partin e Albin Kurtin për çështjen e presidentit.
Në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, ai ka thënë se kjo mund të bëhet duke propozuar për president një figurë jopartiake.
“Në qoftë se merren vesh, presidenti nuk duhet të jetë figurë partiake, por LDK-ja ta nominojë një figurë jopartiake, të cilën do ta besonte vetë LDK-ja, por edhe partitë e tjera opozitare, dhe më pas të zgjidhet presidenti”, ka thënë Deda.