Deda komenton kritikat e Hovenierit ndaj Kurtit: Po kujt t’i flasësh, s’ke kujt
Ilir Deda, ish-politikan, ka komentuar marrëdhënien e luhatur në mes Kosovës dhe ShBA-së. Më saktë, Deda, që ishte i ftuar si analist në “Rubikon”, ka analizuar kritikat që ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i kishte dje në drejtim të Qeverisë Kurti në lidhje me ndalimin e dinarit.
Deda ka ironizuar duke thënë se i “dhimbset” Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, që duhet të merret me prioritetin e shtatë.
“Më dhimbset Kurti që po merret me prioritetin e shtatë dhe nuk po mund të bëhet kryeministër ky qytetarët kanë më shumë para. Nuk po shoh deklarata nga qeveria që na e tregojnë rrugën përpara, përpos një mbrojtjeje, një defensivë”, është shprehur Deda.
“Mesazhi nga Tirana është që gjithçka do të zgjidhet përmes dialogut. Edhe ambasadori amerikan e tha se nuk duan që të jenë në këtë situatë. Po kujt t’i flasësh, s’ke kujt” – tha ai.