Deda: Këtë film e kemi pa, çdo pushtet që e lufton median - humbë - NACIONALE

Deda: Këtë film e kemi pa, çdo pushtet që e lufton median - humbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile, Ilir Deda, ka reaguar pas pezullimit të licencës së biznesit të mediumit Klan Kosova, duke thënë se këso veprime janë parë edhe në të kaluarën.

Deda përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar kohën kur para 13-14 vjetëve kishin presion nga pushteti, por sipas tij, çdo pushtet që lufton median humbë.

Mësimi - i vonshëm për Kosovë e i ditur mirë në vendet e lira demokratike - nga ajo kohë ka qenë që çdo pushtet që e lufton median - humbë, dhe çdo pushtet që shpallë armiq brenda shoqërisë - humbë.” – ka thënë ai.

Kujtojmë që ARBK-ja që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, ka marrë vendim për pezullimin e lincënës së biznesit të mediumit Klan Kosova.

Ky vendim ka nxitur reagim në Kosovë, ku është kritikuar tendenca e qeverisë për mbyllje të Klan Kosovës.

Për këtë rast kanë reaguar organizatat e gazetarëve në Kosovë si dhe ato ndërkombëtare.

Reagimi i tij.

Këtë film e kemi pa.

Para 13-14 vjetëve, kritikët e qeverisë së atëhershme kishin qasje më së shumti në Kohavision, Klan Kosova dhe RTV21, që kishin presion të madh nga ai pushtet. RTK kontrollohej nga qeveria. Gazetarët, shoqëria civile (përfshi edhe LVV) cilësoheshin si argat të Serbisë nga pushteti i atëhershëm dhe përkrahësit e tij.

Mësimi - i vonshëm për Kosovë e i ditur mirë në vendet e lira demokratike - nga ajo kohë ka qenë që çdo pushtet që e lufton median - humbë, dhe çdo pushtet që shpallë armiq brenda shoqërisë - humbë.

Sa here duhet të shohim të njejtin film?

Lajme të ngjashme