Deda: Jemi të paralizuar pesë muaj për shkak të dikujt që vendi nuk ia dha 500 mijë zemra
Opinionisti Ilir Deda, tha se vendi ndodhet në një gjendje bllokade institucionale për shkak të veprimeve të njëanshme të individëve që nuk kanë arritur pritshmëritë zgjedhore.
Deda ngriti shqetësimin se për pesë muaj me radhë vendi është duke funksionuar nën një paralizë politike, e cila sipas tij po i kushton rëndë qytetarëve dhe demokracisë.
“Vetëm me shpreh keqardhje për jonormalitet ku ne po jetojmë edhe unë hala po pres me pa a do të këndellen e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë, se kjo duhet me qenë alarm”, tha ai në Klan Kosova.
“Ne jemi pesë muaj të paralizuar për shkak të arbitraritetit të dikujt aty, që Kosova mos me pas institucione se nuk po i konvenon, sepse nuk e ka rezultatin zgjedhor që e ka pritur dhe tani duhet ta dënojë krejt vendin pse nuk ia ka dhënë 500 mijë zemra”, u shpreh tutje Deda.