Deda: Blerim Shala do të ishte figurë e pranueshme për president, ka bashkëpunuar me të gjithë - NACIONALE

Deda: Blerim Shala do të ishte figurë e pranueshme për president, ka bashkëpunuar me të gjithë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Ilir Deda ka propozuar gazetarin dhe publicistin Blerim Shala si një figurë të përshtatshme për postin e presidentit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Shala do të ishte zgjidhje më e mirë për Kosovën në situatën në të cilën ndodhemi.

Në emisionin “Politico”, ai ka thënë se Shala bashkëpunon më të gjitha subjektet politike.

“Për President kishte me qenë shumë figurë e mirë Blerim Shala, i cili ka bashkëpunuar me të gjithë”, ka deklaruar Deda.

Megjithatë, Shala vitin e kaluar nuk ka treguar gatishmëri për të marrë këtë post.

Pasi kishte filluar të i përmendte emrin për këtë çështje, gazet Nacionale e kishte kontaktuar Shalën, por ai kishte thënë se nuk është i gatshëm për këtë post.

Lajme të ngjashme