Deçanasi e bën ‘kahre’ policinë: Vozitë edhe pse e kishte të ndaluar, ik, më pas i gjenden armë e thikë - NACIONALE

Deçanasi e bën ‘kahre’ policinë: Vozitë edhe pse e kishte të ndaluar, ik, më pas i gjenden armë e thikë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytetar i Deçanit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai me të ndaluar, Policia vërtetoi se e kishte të ndaluar qarkullimin pasi kishte ndalim të patentë-shoferit.

Megjithatë, ai filloi të ik nga vendi i ngjarjes. Policia më pas i gjeti armë e thikë.

Njoftimi:

“Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin m/k për një kundërvajtje në trafik. Gjatë verifikimin i njëjti ka rezultuar se ka masën e ndalimit të patentë shoferit. Gjatë tentimit për ta kontrolluar të dyshuarin i njëjti ka filluar të vrapojë duke ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Zyrtarët policor e kanë ndjekur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes kanë vërejtur se i dyshuari posedonte një armë në dorë të cilën e ka hedhur në lum. Zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin dhe nga lumi kanë marrë një pistoletë me 5 fishekë dhe një thikë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”

Lajme të ngjashme