Debati në Kuvend për kontratat njëburimore, Bajrami e LDK-së: Janë burim i korrupsionit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, ka dalur me shifra të këtyre kontratave.
Bajrami ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti janë nënshkruar 1 mijë e 800 kontrata njëburimore, me vlerë mbi 240 milionë euro.
Ajo ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit.
“Janë nënshkruar mbi 1 mijë e 800 kontrata njëburimore me vlerë mbi 240 milionë euro. Këto kontrata janë burim i korrupsionit.” – ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka shpejguar se pse bëhen kontratat njëburimore.
“Ato janë rastet kur Autoriteti Kontraktues e thirrin një operator ekonomik dhe e negociojnë për kryerjen e një pune, por zgjedhin të punojnë më një kompani.”
“Dëmtim i rëndë i konkurrencës në treg. Ato mund të lidhin vetëm në raste të veçanta kur vetëm një operator e ofron atë produkt.”
“Kam kërkuar të dhëna na KRPP-ja 1 mijë e 803 kontrata 240 milionë euro dhe kjo listë nuk është e plotë sepse nuk figruon tenderi i MINT për rezervat shtetërore me vlerë 10 milionë euro.” – ka thënë ndër të tjera Bajrami.