Davosi bashkon Lajçakun dhe Vuçiqin, diskutojnë "hapat e ardhshëm" në dialogun me Kosovën
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit të Davos-it, është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Lajçak, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidentin serb kishte një diskutim të rëndësishëm për hapat e ardhshëm në dialog.
“Kisha një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Republikës së Serbisë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.
Had an important discussion with @predsednikrs on the latest developments in the Dialogue on the normalisation of relations with Kosovo, as well as the next steps in the coming period. We also spoke about urgent current issues. pic.twitter.com/AHAPe2aphY
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 17, 2024