Daut Haradinaj pas protestës të mbajtur nga njësitë elite të PK-së: Turp për ketë qeveri injorantësh
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka quajtur injorantë qeveritarët, pas protestës së mbajtur nga njësitë elite të Policisë së Kosovës.
Haradinaj për mes një postimi në Facebook, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me fjalën vepro.
Ai tutje ka thënë se PK ka bërë disa kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme, duke shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për ketë temë dhe të merr një vendim të shpejtë.
“Vepro kryeministër! Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë! Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!” – ka shkruar Haradinaj.