Daut Dauti: Ekzistenca e Kosovës pa diasporën do të ishte e vështirë
Shkrimtari Daut Dauti ka folur për ndikimin e madh të diasporës në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës.
Ai ka treguar se diaspora nuk luan rol të rëndësishëm vetëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Në profilin e tij në “Facebook”, Dauti ka shkruar se rol të rëndësishme diaspora ka në Kroacisë Maqedoni, Izrael dhe Meksikë.
Sipas tij, ekzistenca e këtyre vendeve pa diasporën do të ishte e vështirë.
“Diaspora luan rol të rëndësishëm në politikën dhe ekonominë e Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Izraelit, Meksikës, etj. Ekzistenca e këtyre vendeve pa diasporën do të ishte e vështirë. Kontributi i disaporës në vendet e tyre të origjinës, nuk është vetëm ekonomik e politik, por edhe kulturor. Megjithatë, si trajtohet diaspora në Kosovë dhe Shqipëri? Në Kosovë publikisht pritet mirë dhe pasi që e ka edhe të drejtën e votës, është më mirë se në Shqipëri. Kontributi i gjithmbarshëm i diasporës shqiptare tani më dihet. Natyrisht që ka disa budallenj që janë kundër diasporës, por këta duhet të injorohen”, ka shkruar Dauti.
Ai ka bërë me dije se kroatët dhe izraelitët diasporën e kanë trajtuar edhe në mënyrë shkencore.
“Kroatët dhe izraelitët e kanë trajtuar këtë temë në mënyrë shkencore dhe mund të gjeni punime të numërta akademike e publicistike. Te shqiptarët, mezi gjeni të lexoni diçka të kësaj fushe. Përndryshe, diaspora e Indisë është me madhja dhe numëron 18 milionë anëtarë; e Meksikës 12 milionë dhe e Kinës 11 milionë”, ka shkruar Dauti.