Darka për Ditën e Falënderimeve me ambasadën e ShBA-së, Kurti uron “të bëhet traditë shumëvjeçare”
Albin Kurti i Vetëvendosjes ka shkruar për darkimin me të ngarkuarën me punë në Ambasadë të ShBA-së, Anu Prattipati, për ç’gjë uroi që kjo të bëhet “traditë shumëvjeçare". Kurti, mes tjerash, falënderoi ShBA-në “për rolin në zhvillimin e shtetit” të Kosovës.
Postimi i plotë.
Në fillim të kësaj jave kisha kënaqësinë të shtroj një drekë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve.
Kjo është vetëm hera e dytë që mblidhemi në këtë format me miqtë dhe kolegët tanë nga Ambasada e ShBA-së. Hera e parë ishte vitin e kaluar me ish-ambasadorin Hovenier. Urojmë dhe synojmë që kjo të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.
Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.
Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan!