Dardan Sejdiu për fjalimin e Kurtit: Kryeministri po provokon për vazhdim të grevës
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti sot në Kuvend mund të lexohet si provokim për vazhdim të grevës.
Sejdiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se konflikti i përhershëm si mënyrë për protagonizëm, duket se do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit.
“Per keqardhje eshte kjo pergjigje e KM ndaj mesimdhenesve!”, tha tutje Sejdiu.
Postimi i plotë në Facebook:
Fjalimi i KM sot ne Kuvend dhe perbuzja qe i beri mesimdhenesve dhe kerkesave te tyre nuk mund te lexohet ndryshe vetem si provokim per vazhdim te greves!
Mundesise per ndalje te greves KM iu pergjigj me kete fjalim!
Konflikti i perhershem si menyre per protagonizem si duket do vazhdoje gjate gjithe mandatit!
Per keqardhje eshte kjo pergjigje e KM ndaj mesimdhenesve!