Dardan Sejdiu: Abdixhiku po tregohet i guximshëm, e nxori Kurtin nga komoditeti - NACIONALE

Dardan Sejdiu: Abdixhiku po tregohet i guximshëm, e nxori Kurtin nga komoditeti

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dardan Sejdiu mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në situatë të mirë për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato mbahen.

Ai këtë e ka thënë duke u lidhur me zgjedhjen e Jehona Lushaku-Sadriut si kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe reformat që janë ndërmarrë në parti.

Sipas Sejdiut, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke bërë ecje të mirë përpara.

“Nuk është e lehtë të nxirret nga komoditeti [Albin Kurti]. Ai e bëri mjeshtërisht në dy-tri seancat e fundit. Lushaku-Sadriu është zgjedhje e duhur. Besoj që nëse e mban këtë lloj tempi dhe këto lloj profilesh rreth vetes, LDK-ja do të jetë në situatë të mirë në zgjedhjet tjera”, tha ai në Klan Kosova.

Sejdiu ka theksuar se Abdixhiku është duke u treguar i guximshëm.