Dardan Molliqaj: Albin Kurti ka mendësi autokratike - NACIONALE

Dardan Molliqaj: Albin Kurti ka mendësi autokratike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrare, Dardan Molliqaj, mendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mendësi autokratike.

Ai e ka marrë shembull Rusinë, duke thënë se edhe pse është shtet autokratik nuk arrestohen të gjithë ata që janë kundër presidentit atje.

“Çdo tendencë me e zhveshë argumentin politik me sulmet se ke qenë ashtu e kështu, edhe në Rusi nuk janë të gjithë në burg, nuk janë të gjithë kundërshtarët në burg, shumica janë por jo të gjithë”, ka thënë ai.

Molliqaj, tha tutje në Debat Plus se Policia e Kosovës e kishte arrestuar në mënyrë të paligjshme, sepse sipas tij në momentin e arrestimit nuk i kanë prezantuar urdhër të gjykatës.

“Policia më ka arrestu pa urdhër të gjykatës dhe prokurorisë, ma shkelje e madhe është kur arrestohet pa urdhër të gjykatës.”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme