Dallaveret me vota: Intervistohen 12 persona në Skënderaj e Vushtrri, lirohen më pas
Dymbëdhjetë persona janë intervistuar më 26 shkurt 2026 lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në dy qendra të ndryshme, në Vushtrri dhe Skenderaj.
Sipas Policisë, në Vushtrri janë intervistuar shtatë të dyshuar për dallavere me votat nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.
E, pesë të tjerë në Skenderaj po ashtu janë intervistuar e më pas po ashtu janë liruar në procedurë të rregullt, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.