Dallaveret me vota, 14 persona arrestohen në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar 14 persona në Gjilan, të cilët dyshohen për manipulim të votave.
Policia ka treguar se në mesin e të dyshuarve është kryesuesi dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan.
“Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.