Dalin pamjet ku avioni në Brazil shihet duke u rrëzuar, 62 persona të vdekur - NACIONALE

Dalin pamjet ku avioni në Brazil shihet duke u rrëzuar, 62 persona të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

62 pasagjerët e avionit në Brazil që u rrëzua të premten kanë vdekur.

Kjo u konfirmua nga presidenti i shtetit:

“Fillimisht, duhet të jem bartësi i lajmeve të këqija dhe dua të kërkoj nga të gjithë që të kemi një minutë heshtje, sepse një avion sapo është rrëzuar në Vinhedo, Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, dhe siç duket, që të gjithë kanë vdekur…” – ka thënë ai.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamje nga aksidenti i tmerrshëm.

Në të dhënat e “Flightradar 24”, thuhet se aeroplani Voepass u largua nga Cascavel dhe ishte rrugën për në Sao Paulo kur humbi sinjalin pak para orës 13:30.

Lajme të ngjashme