Dalin pamjet e veturës me targa serbe ndaj së cilës Policia shtiu me armë - NACIONALE

Dalin pamjet e veturës me targa serbe ndaj së cilës Policia shtiu me armë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klan Kosova ka siguruar pamjet e veturës ndaj së cilës Policia e Kosovës shtiu sot, krejt kjo, pasi në tentim për ta ndalur shoferin e saj nën dyshimet për narkotikë, shkeli një prej zyrtarëve policorë.

Siç shihet nga pamjet, vetura është me targa civile të Novi Pazarit.

Ndërkohë, siç u konfirmua për Nacionalen, policia është detyruar të shtëjë me armë zjarri, por nuk ka të lënduar.

“Rreth ores 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotik, i njëjti e ka godit me veturë policin i cili ishte në këmbë e poashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për të larguar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar. Personi i dyshimtë ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ik në këmbë.” – ka thënë Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Elshani tutje i ka thënë Nacionales se policia ka informacione mbi të dyshuarin dhe beson që rasti ka të bëjë me marihuanë.

“Policia ende është në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.” – ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme