Dalin fotot: “200 ushtarë britanikë po arrijnë në Kosovë” - NACIONALE

Dalin fotot: “200 ushtarë britanikë po arrijnë në Kosovë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate të NATO-s, ka publikuar pamjet nga nisja e 200 ushtarëve britanikë për në Kosovë. Shtimi i trupave të NATO-s në kuadër të KFOR-it vjen pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në këto fotografi shihet nisja e ushtarëve britanikë për në Kosovë.

200 ushtarë të ushtrisë britanike po arrijnë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR). Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.” – thuhet në reagimin e këtij shtabi.

Në ndërkohë, Kosova ka kërkuar që të rritet trupat e KFOR-it në vend pas sulmit terrorist të 24 shtatori në Banjskë.

FOTO:

Lajme të ngjashme