Dalin detaje të reja për vdekjen e Myftarajt
Gazetari nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës.
Sipas policisë, Myftarja bërë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë." - shkruhet në raportin policor.
Ndërkohë, në media po raportohet se Myftaraj para një javë ishte i diagnostikuar me kancer dhe ndodhje në gjendje të rëndë psikologjike.
Myftaraj drejtonte emisionin “Ju flet Moska” dhe emisioni i fundit i gazetarit me titull “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.
Prej 17 qershor 2022, ai nuk ishte shfaqur në publik.