Daja i famshëm i VV-së zhvatë edhe Universitetin e Prishtinës
Një hulumtim i Insajderit, nxjerr në pah se udhëheqësit e Universitetit të Prishtinës, kanë lidhur një marrëveshje të dyshimtë me biznesmenin Halil Jahaj, i njohur si daja i Vetëvendosjes. Në bazë të të dhënave, ish-sekretari Esat Kelmendi dhe shefi i tenderëve të UP-së Selman Qorri, përkrahën kundërligjshëm këtë anëtar të grupit biznesor të afërt me Liburn Aliun.
Në fillim të vitit 2021, UP njoftojë lidhjen e një kontrate për punë drenazhi në objektet e disa fakulteteve. Kontratë të cilën e fitojë kompania e dajës së Vetëvendosjes.
Vlera e përgjithshme kushtojë 1.7 milion euro. Mirëpo gjithë kjo marrëveshje 1.9 milion euro Universitetit, pa përfshirë një kontratë shtesë për këto punët e kryera nga kjo kompani, që i kushtuan Universitetit edhe 400 mijë euro tjera.