Daçiqit i shkon një zarf me tre plumba brenda - NACIONALE

Daçiqit i shkon një zarf me tre plumba brenda

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Qeverinë e Serbisë ka mbërritur një zarf i adresuar për ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, brenda të cilit janë gjetur tre plumba, njoftoi më 29 gusht Ministria e Punëve të Brendshme (MUP).

“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në komunikatën e MUP-it.

Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.

Lajme të ngjashme