Daçiq vuan pak: Perëndimi dëshiron ta shtyjë Kosovën drejt organizatave - NACIONALE

Daçiq vuan pak: Perëndimi dëshiron ta shtyjë Kosovën drejt organizatave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk po e kapërdin faktin se Kosova shumë shpejt mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ai është ankuar se perëndimi po dëshiron ta shtyjë Kosovën drejt organiztave ndërkombëtare.

Daçiq ka pretenduar se “Serbia është nën presion të madh nga vendet perëndimor”.

Sipas Daçiqit, kryeministri i Kosovës nuk mund të bëj paralajmërime për padi të krimeve të luftës, sepse “Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg”.

Ndërkaq, duke iu referuar temës së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiq theksoi se “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik”.

Lajme të ngjashme