Daçiq: Plani franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë - NACIONALE

Daçiq: Plani franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë për mediat serbe se Beogradi e ka refuzuar planin franko-gjerman.

Sipas kryediplomatit serb, ky plan është i papranueshëm për Beogradin. Daçiq ka theksuar se pavarësia e Kosovës, nuk pranohet asnjëherë nga Serbia.

“Konkluzioni nga seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është se ai propozim është i papranueshëm për ne dhe të gjithë votuan njëzëri ashtu. Nuk na ofron mundësi të flasim, sepse baza nga e cila nis, që Kosova është shtet i pavarur, është e papranueshme për ne”, tha Daçiq, transmeton Nacionale.

“Duhet të dimë se kurrë nuk do të kemi një zgjidhje që do të ishte ideale për ne. As për Prishtina nuk do të marrë këtë, por ajo nuk më intereson. Jemi në një hapësirë ku nuk ka zgjidhje ideale dhe ku duhet të matemi me kujdes se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të pranojmë, pa rrezikuar interesat tona”, ka thënë Daçiq.

Ndryshe, edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë bërë të ditur se i kanë marrë përgjigjet nga Kosova e Serbia lidhur me planin franko-gjerman./

Lajme të ngjashme