Daçiq mohon se Serbia qëndron prapa sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit
Qeveria e Kosovës ka akuzuar Beogradin zyrtar për sulmin terrorist mbi infrastrukturën jetike të vendit më 29 nëntor në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, mohoi që Serbia ka pasur gisht në këtë sulm, ndërsa u lëshua në vlerësime politike për atë se çka, sipas tij, ka synuar qeveria kosovare me identifikimin e sulmit si të kryer nga Beogradi.
Akuzat ndaj Beogradit “synojnë të krijojnë presion ndërkombëtar dhe ta dëmtojnë ndërkombëtarisht Serbinë..dhe të krijojnë bazë më të madhe për presion ndaj serbëve të Kosovës”, ka thënë Daçiq në “Tv Prva”.
“Vuçiq ka thënë se s’mund të themi me siguri se Kurti qëndron prapa kësaj, por kemi dyshim të bazuar se është vetë-sabotazh për të akuzuar Serbinë”, ka pretenduar Ivica Daçiq.