Çun Lajçi sheh ëndërr: Presidentja me dekoroi e Kurti ma dha një shtagë t'thanës m'tha shko n'Çakorr - NACIONALE

Çun Lajçi sheh ëndërr: Presidentja me dekoroi e Kurti ma dha një shtagë t'thanës m'tha shko n'Çakorr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori i njohur shqiptar, Un Lajçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth një ëndrre të pazakontë të cilën ai thotë se e ka parë.

Në këtë ëndërr, shkruan Lajçi, ka parë se presidentja Osmani e ka dekoruar për nder të pavarësisë.

Tutje ai shkruan se si në atë mirënjohje shkruhej "artistit me vlera të mëdhaja, që dha shumë gola n'skenën e teatrit gjatë 50 viteve!"

Postimi:

M'duhet nji lexues andrrash!

Mbramë pashë andërr, (veç nuk di a ishte gjumi i parë a gjumi i dytë), se kanë dallim andrrat e akshamit me ato t'sabahut, se si Presidentja me dekoroi!

Madje m'thirri në Sallën e Kuvendit për nder të ditës se pavarësisë!

N'mirënjohje shkruente: - artistit me vlera të mëdhaja, që dha shumë gola n'skenën e teatrit gjatë 50 viteve!

Kurse kryeministri ma dha nji shtagë nej-nej. E thanës ishte! Shko m'tha n'Çakorr e luej gu**** me malazez!

Jam artist more i thashë!

Mos ban hajgare allahile, se po t'nin kush e kujton përnjimend. Ty prej se jam ardhë unë Kryeministër veç rrugëve me libra t'kam pa!

M'duhet nji lexues andrrash, me m'kallxua a duhet me çua nezër n'tyrbe se po tutna mos nuk jan shenjat e mira!

Lajme të ngjashme