Çun Lajçi qorton ambasadorin Hill: "Ti z. Hill ia lyen kryet Vuçiqit me dhjamë arushe" - NACIONALE

Çun Lajçi qorton ambasadorin Hill: "Ti z. Hill ia lyen kryet Vuçiqit me dhjamë arushe"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktori i njohur Çun Lajçi ka komentuar kritiken e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, për kryeministrin Albin Kurti.

Në një koment në “Facabook”, Lajçi ka shkruar se diplomati amerikan nuk duhet të thoshte që Kurti ishte i papërgatitur në takimin e Brukselit.

Ai ka shprehur keqardhje që Amerika - sipas tij - ka rrëshqitur kaq keq.

Kurti asht rraja o Z. Ambasador, kurse ti je gjethi n`rrem, që thahet e bi n`tok! Ti z. Hill, ia lyen kryet Vuçiqit, me vjam arushe, dhe i thua ujkut, mësohu si kafshohet n’qaf! Ti i thua Kurtit ‘s`ishte i përgaditur’ si Vuçiqi!? Për çka duhej t’ishte i përgaditur? Që t’i aprovonte kërkesat e Serbisë?!?
Me vjen keq që Amerika rrëshqet kaq keq!
”, ka shkruar Lajçi.

Sulme të shumta nga simpatizantë të VV-së ishin bërë në të kaluarën edhe ndaj ish ambasadorit të ShBA-ve në Gjermani, z. Richard Grenell.

Lajme të ngjashme