Cufaj: Nuk ka Luftë të Tretë Botërore
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj ka folur rreth hedhjes së raketave në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën.
Cufaj u shpreh se nuk ka Luftë të Tretë Botërore.
Sipas tij “Raketat ruse (?) duket që megjithatë ishin ruse por përdoren nga ushtria ukrainase (thonë AP, Reuters, Zyrtarë nga SHBA por edhe vet Presidenti Biden)”
“Polonia është e shqetësuar. NATO sot do reagojë... Por më e trazuara megjithatë dukej mbrëmë Kosova dhe sidomos ata që kanë për detyrë të na iluminojnë me analiza. Dhe këto nuk mund të jenë përtej përditshmërisë që një shoqëri e nënqiell e përjeton. Shkurt e shqip: si është vendi- bëhet kuvendi! “, ka shkruar Cufaj në Facebook.
E dy persona raportohet se kanë vdekur nga një shpërthim në Przeëodoë, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën. Sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane tha se Polonia lindore u godit nga raketat ruse, raportoi Associated Press, ndërsa Pentagoni thotë se nuk ka informacion për të konfirmuar se ishte një raketë ruse.